Flash News

E-TJERA

‘Beteja e re’ e opozitës kundër qeverisë, Lubonja: Kërkohen akte ekstreme si greva e urisë

‘Beteja e re’ e opozitës kundër qeverisë, Lubonja:

Analisti Fatos Lubonja komentoi betejën e re politike të opozitës, i cili nisi dje me bllokimin e Kuvendit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se në këtë situatë politike kërkohen akte ekstreme dhe greva e urisë do ishte një prej tyre, ndërsa shtoi se problemi qëndron te sensibilizimi.

Në këtë situatë kërkohen akte ekstreme. Greva e urisë është një akt ekstrem. Problemi është sesa edhe këto akte mund të arrijnë të sensibilizojnë. Kemi parë dhe protesta të fuqishme… kështu që nuk mund t’i dalësh kundër këtyre akteve, është akt i fuqishëm greva e urisë, tërheq vëmendje dhe nuk mund t’i dalësh kundër. Situata është e tillë dhe kërkon sensibilizim dhe akte ekstreme.

Pastaj sa do të përfillen dhe sesa i ndjek publiku… Rama ka punuar për ta delegjitimuar këtë opozitë dhe për të qenë ai i pari në lojë. Duhet të jetë një grevë urie tamam, jo me ushqim nga pas”, u shpreh Lubonja.

Lubonja komentoi edhe Samitin e Berlinit në Tiranë, ku tha se ishte një show propagandistik që i shërbeu kryeministrit Edi Rama dhe liderëve Perëndimorë.

 

 

Të fundit