Flash News


E-TJERA

Bie sistemi në pikat kufitare maqedonase, radhë të gjata mjetesh në Qafë-Thanë, Tushemisht dhe Gorricë

Bie sistemi në pikat kufitare maqedonase, radhë të gjata mjetesh

Radhë të gjata automjetesh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Shkak është bërë rënia e sistemit në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut.

 Pala maqedonase po punon manualisht prej orës 06.00 të mëngjesit, ndërsa fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë.

Të fundit