
Flash News
Shkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit
Arben Ahmetaj merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzë për 3 vepra penale
Rama niset drejt Britanisë së Madhe, takim me Rishi Sunak; fokusi tek emigracioni dhe krimi
Mjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën pasagjeri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bizneseve u largohen punëtorët nga Bangladeshi, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për hartimin e një plani kombëtar
Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problemet më të mprehta të bizneseve.
Që nga prodhuesit e bukës, pastiçerive, përpunuesit e mishit, mobilieve, bare-restoranteve e deri te mungesa e shoferëve të kamionëve në transport, problematika po thellohet, duke u përkthyer në rritje të larta të kostove.
Përveç vështirësive për gjetjen e punonjësve, bizneset po përballen edhe me fenomenin e largimit të punonjësve aziatikë, kryesisht atyre nga Bangladeshi që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të emigruar drejt Europës.
“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, përpara disa muajsh punësuam 6 punonjës nga Bangladeshi, me eksperiencë në përpunimin e drurit, të cilët pas 3 muaj pune u larguan nga vendi i punës, pa njoftuar. Kjo është kosto për biznesin, përfshi edhe rritjet e shpeshta të pagave që iu bëjmë punonjësve aktualë”, tha për “Monitor” drejtuesi i fabrikës së përpunimit të drurit FPM Tutto Mobili z. Ilir Linza. Më herët, rasti i largimit të 7 punonjësve nga Bangladeshi është ngritur edhe nga eksportuesit e lëndës së parë të produkteve shtazore.
Përballë rrezikut për largimin e punonjësve, siç po ndodh me disa biznese të tjera, kompanitë po e konsiderojnë marrjen e punonjësve nga Egjipti një fazë eksperimentale, pasi nuk mbetet rrugëzgjidhje tjetër për gjetjen e burimeve njerëzore.
Dritan Cacaj, drejtuesi i mobilerisë “Trin Mobileri”, pohoi më herët se prej shtatorit të 2022 sektori vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për këtë arsye i është drejtuar një agjencie punësimesh për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti me përvojë të ngjashme në vendin e tyre për përpunimin e drurit.
Vështirësi me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore po hasin edhe përpunuesit e mishit. Administratori i kompanisë “Tona”, Nikolla Tona, thotë se i mungon 30% e fuqisë punëtore, pasi janë larguar në Gjermani. Ai pohon se deri tani ka arritur të zëvendësojë 20% të tyre me vendas, por asnjë nuk është punonjës i kualifikuar, duke ndikuar te rendimenti i prodhimit.
Kryetari i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, pohon se mungesa e theksuar e punonjësve po ndihet në furrat e bukës dhe pastiçerive. Z. Peshkopia e cilëson mungesën e punëtorisë si “thembrën e Akilit” për sektorin.
Për shkak të largimit të punonjësve të vendeve aziatike që po ndodh në sektorë të tjerë të ekonomisë prodhuesit e bukës kanë mbetur të stepur para punësimeve të huajve.
Z. Peshkopia rekomandon se zgjidhja e kësaj problematike duhet të ofrohet nga institucionet shtetërore nëpërmjet hartimit të një plani kombëtar, ku secili nga sektorët të nxjerrë të dhënat për kërkesën e fuqisë punëtore të munguar dhe më pas agjencitë e rekrutimit të kontrollohen nga shteti.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve deklaroi se i mungojnë 15,000 punonjës, ku arsyeja kryesore mbetet emigracioni, kryesisht i të rinjve. Para krizës së pandemisë në 2019, sipas të dhënave të INSTAT, numri i të punësuarve në këto struktura arrinte 45,000 punonjës. Për zgjidhjen e kësaj problematike, prej 3 muajsh bizneset po kërkojnë punonjës nga Filipinet.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve rekomandon si zgjidhje përfshirjen në këtë mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të komunitetit rom të Shqipërisë nëpërmjet zyrave shtetërore të punësimit.
Shoqata shpreh gatishmërinë për nisjen e trajnimeve vullnetare për këtë kategori të shoqërisë me qëllim punësimin e tyre në bare dhe restorante, por kërkon ndërhyrjen e shtetit që kërkesa për punësime të kanalizohet nëpërmjet zyrave të punësimit shtetëror. Monitor
Të fundit


Manjati i mediave, 92-vjçari Rupert Murdoch për herë të pestë drejt altarit
21 Mars 2023, 14:15


Marrëveshja Kosovë-Serbi, Daçiç: Pajtohemi deri te “vijat e kuqe”
21 Mars 2023, 13:17
Misioni i ri i NASA: Në hënën më të madhe të Saturnit
21 Mars 2023, 13:02
Edhe iPhone do të ketë së shpejti telefonin e tij te palosshëm
21 Mars 2023, 12:52






Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh
21 Mars 2023, 11:08
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen disa shefa komisariatesh
21 Mars 2023, 10:42




Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?
21 Mars 2023, 09:12

Bushati: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga qeveria e Tiranës
21 Mars 2023, 08:42


Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pike % më shumë se inflacioni
21 Mars 2023, 08:07
Reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot
21 Mars 2023, 07:53
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Mars 2023, 07:45


Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, arrestohet një 23-vjeçar
20 Mars 2023, 22:25





Selena Gomez bëhet gruaja e parë më e ndjekur në botë në Instagram
20 Mars 2023, 21:00






Edi Paloka: A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet?
20 Mars 2023, 19:50

BBC i kërkon stafit që të fshijë aplikacionin TikTok nga telefonat e punës
20 Mars 2023, 19:07

E zë poshtë kamioni, humb jetën mekaniku në Kurbin
20 Mars 2023, 18:52












Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”
20 Mars 2023, 16:46
OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
20 Mars 2023, 16:45








Rrëfimi prekës i Georgina Rodriguez: Kalova 3 aborte para se të humbja djalin
20 Mars 2023, 15:23




“Artium”, një javë në Tiranë, përmbledh të gjitha mediumet e artit
20 Mars 2023, 14:46

Ilir Shaqiri bëhet pjesë e reality show-t "Isola de famosi" në Itali
20 Mars 2023, 14:32





Reforma e pensioneve në Francë, qeveria e Macron përballet me votë mosbesimi
20 Mars 2023, 13:32





Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit
20 Mars 2023, 12:25
Nuk punon sistemi, fermerët e Korçës në radhë të gjatë për subvencionin e naftës
20 Mars 2023, 12:13




Arrestimi i Lefter Allës, Balla si Rama: PS nuk është zyrë avokatike për askënd
20 Mars 2023, 11:02

Aksidentoi për vdekje efektivin e policisë, arrestohet shoferi 27 vjeçar në Fier
20 Mars 2023, 10:33

Lëshimi i raketave balistike, Koreja e Veriut: Simuluan një kundërsulm bërthamor
20 Mars 2023, 10:11