Flash News

E-TJERA

Biznesmeni Julian Morina pranon transaksionin: Gruas së Saimir Tahirit i kalova 80 mijë euro në llogari

Biznesmeni Julian Morina pranon transaksionin: Gruas së Saimir Tahirit i

Biznesmeni Julian Morina, i njohur me emrin Lul Morina, i thirrur së fundmi në SPAK ka dhënë shpjegime në kuadër të çështjes se re penale të çelur ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  transferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Neës24 gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar këto transferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë I janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Por, ndërsa ende nuk I ka mbyllur hesapet me SPAK për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur.

Të fundit