Flash News

Ditari i Opozitës

Bllokimi i opozitës në Kuvend, Bardhi-deputetëve: Të mbajmë qëndrim, po asgjësojnë parlamentarizmin

Bllokimi i opozitës në Kuvend, Bardhi-deputetëve: Të

Grupi Parlamentar i PD-së në mbledhjen e radhës do të diskutojë çështjen e rrëzimit të kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe sidomos mospranimin nga mazhoranca të kërkesës për Reformën Zgjedhore.

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi gjykon se demokratët duhet të mbajnë qëndrim për këto akte të mazhorancës, e cila po bllokon çdo hapësirë institucionale për të asgjësuar parlamentarizmin.

Qëndrimit të Bardhit, sipas burimeve, është mbështetur edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili ka përforcuar qëndrimin se nuk do të bojkotojnë, pasi bojkoti shkon në interes të Edi Ramës; përkundrazi, do të bëjnë gjithçka për të krijuar hapësirën e tyre parlamentare.

Të fundit