Flash News

E-TJERA

Bordi rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon në 202 lekë/litri

Bordi rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon në 202 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.

Nafta është rritur me 4 lekë dhe do të shitet në treg me 202 lekë/litri. Edhe benzina është shtrenjtuar. Nga sot, do të shitet 3 lekë më shumë duke shkuar në 188 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Të fundit