Flash News

E-TJERA

Bordi ul çmimin e naftës me 5 lekë, sa do të shitet benzina

Bordi ul çmimin e naftës me 5 lekë, sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar një ulje të re të çmimit të naftës dhe benzinës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër. Nga tani, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 190 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Ndërkohë, ndryshim ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Bordi ka vendosur që benzina të shitet me pakicë jo më shumë se 179 lekë/litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal do të jetë 167 lekë/litër.

Të fundit