Flash News

E-TJERA

Boshatiset universiteti "Ismail Qemali": Urime atyre që ia arritën qëllimit, e shuat Vlorën

Boshatiset universiteti "Ismail Qemali": Urime atyre që ia

Para 2 ditësh (2 tetor) auditorët në mbarë vendin tonë hapën dyert për studentët, duke nisur kështu një rrugëtim të ri për ata maturantë te cilët do uleshin për herë të parë në bankat e universiteteve.

Të paktën kjo ishte supozuar, por realiteti na vjen shumë më ndryshe. Sikurse është shkruar në media gjatë këtyre ditëve, numri i studentëve është ulur, teksa ka disa degë në qytete te ndryshme të vendit që janë mbyllur.

Një panoramë e trishtë na vjen dhe nga qyteti bregdetar i Vlorës, ku në Universitetin "Ismail Qemali " në të tre godinat e tij, në ditën e parë të Universitetit, bankat janë boshë.

Faqa “Disidentët” në facebook ka ndarë një video nga auditoret të cilët janë të kapluar nga një qetësi vrastare.

“Universiteti "Ismail Qemali " Vlorë në të tre godinat e tij, në ditën e parë të Universitetit.

Po, po....edhe mund të qeshni me këtë vidio, tek e fundit unë humor bëj zakonisht. Ama kujtohuni!

Kjo është fatkeqësia më e madhe që mund të përjetonte Vlora. E në shekuj këto vite skandali do mbahen mend. Urime atyre që ia arritën qëllimit...e shuat Vlorën”, shkruhet në Facebook përkrahë videos.

 

Mësohet se katër programe studimi nuk do të hapen këtë vit në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës.

Në programet e studimit në degët Kimi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Italiane, nuk kanë asnjë student të regjistruar në vitin e parë.

Ndërkohë, kuotat janë të ulëta edhe në Fakultetin Ekonomik, ku nga 300 kuota vitet e kaluara, këtë vit ka vetëm 120.

Po kështu nga datat 4 deri në 18 tetor do të vijojnë një raund tjetër regjistrimesh për të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen apo që nuk kanë fituar një degë.

 

Të fundit