Botohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit, Spiro Koleka firmosi vrasjen e poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Në Tiranë, sapo ka dalë nga shtypi një libër me dosjen sekrete të Sigurimit famëkeq të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi.
Një seri dokumentash provojnë manipulimin e qëllimshëm dhe akuzat e rreme të motivuara politikisht ndaj dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, që u pushkatuan 44 vjet më parë, më 17 korrik 1977.
Autori i librit, Bedri Blloshmi, thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të ndahet nga regjimi komunist, por njerëzit e Sigurimit gjenden kudo dhe pengojnë zbardhjen e krimeve të diktaturës.
Pas 44 vjetëve nga pushkatimi prej diktaturës i dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi vëllai i këtij të fundit Bedi Blloshmi arriti të gjejë në arkiva procesverbalin e vdekjes dhe një seri dokumentash sekrete dhe i publikoi në një libër.
Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Bbloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.
“Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se “kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta”. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që “këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin”. Kaq ishte” - thotë zoti Blloshmi.
Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjec në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç.
Në dosjen formulare të Vilsonit gjenden dokumente të rralla e sekrete nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, pseudonimet e spiunëve të tij, vendimi i arrestit, marrja në pyetje nga hetuesit, akt-ekspertimet e poezive të tij nga 3 studiues të letërsisë, akuza për agjitacion e propagandë, vendimet e komitetit të partisë së punës dhe të trupit gjykues për dënimin e tyre me vdekje.
“Kjo dosje ka tmerre, çudira e mashtrime kriminale. Këtu ka bashkëpunëtorë të Sigurimit me gjithë pseudonimet e dekoduara. Këtu ka shënime nga Hysni Kapo, nga Ramiz Alia, nga Miti Nito, nga Sako Rama, sigurmsa dhe komunista në Tirana dhe nga Librazhdi. Sekretari i parë i Librazhdit Sotir Koçollari ka mbledhur 18 sekretarë partie dhe kanë vendosur të dënohen maksimalisht dy poetët. Madje shprehja e fundit është e Sotir Koçollarit se “Vilsoni është më i zgjuar se të tjerët, e di që e pret pushkatimi, prandaj nuk e pranon aktin” - thotë zoti Blloshmi.
Bedri Blloshmi është një ndër shumë të paktët autorë librash me dokumenta mbi dikaturën komuniste.
Pas pushkatimit të vëllait, dënimi i tij me vdekje u shndërrua në vite të gjata burgimi në burgje, kampe pune torturuese.
Ai thotë se ende strukturat e Sigurimit të Shtetit janë në këmbë, pengojnë zbardhjen e krimeve të tyre, fshehin e zhdukin dokumente, me shpresën se gjithcka do të harrohet, duke i futur viktimat e tyre në një rreth vicioz, ku humbin shpresat.
“Vetëm unë kam 33 informacione për vend-pushkatime. Të tjerët dinë shumë vende të tjera për mijëra të pushkatuar të pagjetur ende. Këta që janë sot nuk duan të veprojnë, se nuk duan të zbulohen krimet e baballarëve të tyre. Nuk i bën asnjeri këto gjëra. Dalin disa persona që nuk kanë lidhje fare me persekutimin, dhe thonë “na vjen keq për këta se kanë vuajtur”. Por këtë duhet ta them unë dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa zyrtarët të zbardhin krimet e komunizmit” - tha zoti Blloshmi.
Sipas statistikave të pjesshme nga organizatat e të përndjekurve politikë, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona.
Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare.
Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë./VOA
Të fundit
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16