Flash News

E-TJERA

Bregu: “Ballkani i Hapur” nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së bashkëpunimit rajonal

Bregu: “Ballkani i Hapur” nuk ka qenë asnjëherë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

E ftuar në “Real Story”, Bregu tha se nisma nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së bashkëpunimit rajonal. Bregu tha senisma lindi në kohën kur po përgatitej tregu i përbashkët rajonal.

“Nuk e di sepse unë nuk jam paguar asnjë ditë për Ballkanin e Hapur, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së bashkëpunimit rajonal. Por përtej shakasë, ishte një iniciativë e cila lindi në kohën kur ne po përgatisnim planin për tregun e përbashkët rajonal. Ballkani i Hapur në fillim ishte minishengen pastaj propozimet u përfshinë pjesë e planit të cilin e miratuam dhe që u quajt tregu i përbashkët rajonal, dhe më pas pati një lloj ringjallje.

Momentin kur u ringjall Ballkani i Hapur, me një titull shumë më interesant se sa tregu i bashkëpunimit rajonal.  Ballkani i Hapur lindi në një moment kur edhe procesi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte bllokuar, Maqedonia e Veriut për shkak të situatës më Greqinë, me pas me Bullgarinë. Kështu që lindi ky proces, ishim nën efektin kur Kosova vendosi një taksë 100% ndaj produkteve serbe, në kohën e kryeministrit Haradinaj dhe kjo bënte që Serbia mos firmoste asnjë nga marrëveshjet rajonale, për sa kohë Kosova do mbante në fuqi këtë vendim”, deklaroi Bregu.

Të fundit