Flash News

E-TJERA

Britania ‘goditet’ nga një valë e re emigrantësh: Si po joshen të rinjtë shqiptarë nga bandat e krimit

Britania ‘goditet’ nga një valë e re emigrantësh: Si

Britania e Madhe po kalon një valë të tretë migrimi nga Shqipëria, me kriminelë të vendosur për të rekrutuar të tjerë nga atdheu i tye. Bandat e krimit me bazë në Britaninë e Madhe po kthehen në atdheun e tyre për të joshurat djem dhe burra drejt krimit.

Pedagogu shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj, ka thënë për një hetim të Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Brendshme për migracionin dhe azilin, se këto banda të krimit janë përqëndruar kryesisht në zonat e varfra rurale në Shqipëri.

“Rrjetet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare me bazë në MB kanë shpërthyer në zonat rurale të Shqipërisë, ku ka varfëri ekstreme dhe/ose papunësi të lartë, në për të joshur të rinjtë.

Ata ofrojnë një udhëtim falas në MB në këmbim të punësimit në bujqësinë e kanabisit ose aktivitete të tjera kriminale. Pati një fushatë të suksesshme rekrutimi në vitin 2022 përmes mediave sociale në lidhje me çmimet e ulëta të ofruara nga anijet e vogla që kalojnë Kanalin”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se ishte vala më e madhe e emigracionit shqiptar që nga e para në vitin 1991, pas rënies së komunizmit dhe e dyta në vitin 1997, pasi shumë falimentuan dhe lufta civile goditi.

Ai tha gjithashtu se një numër i madh i shqiptarëve u tërhoqën këtu sepse ata e shohin Britaninë e Madhe si më pak raciste se vendet e tjera evropiane.

Hoxhaj u shpreh se ka rreth 50,000 shqiptarë në MB, por mund të ketë edhe më shumë.

Shumë të rinj shqiptarë trafikohen në skllavëri moderne dhe detyrohen të paguajnë “tarifat e udhëtimit” në fermat e kanabisit.

Shumë shqiptarë të arrestuar janë mbajtur në qendrat e paraburgimit të imigracionit. Rreth 200 fëmijë emigrantë, kryesisht shqiptarë, mungojnë nga hotelet e financuara nga Home Office mes frikës se trafikantët i kanë marrë.

Të fundit