Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Vala e emigrimit, që këtë herë ka prekur të rinjtë dhe forcën e kualifikuar, po shkakton probleme me gjetjen e fuqisë punëtore, duke u kthyer në një “krizë të re” për bizneset, që për fat të keq duket se do të zgjasë.
Në vitin 2022, vendet e Bashkimit Europian dhanë gati 74 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave zyrtare të Eurostat.
Ky është niveli më i lartë që nga viti 2010 dhe një tregues i drejtpërdrejtë i gjallërimit të ciklit të emigracionit, që u përshpejtua pas pandemisë.
Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi, i cili do ta tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend, po zhvillohet këtë vit). Institucionet ndërkombëtare i shohin lejet e qëndrimit si treguesin kryesor për të matur nivelet e migrimit të një vendi.
“Pritshmëritë e reja në lidhje me mjediset e punës duhet të shihen si strukturore dhe jo të përkohshme.
Në Shqipëri, situata e fuqisë punëtore ndërlikohet më tej nga efekti i emigrimit të fortë të shqiptarëve në moshë madhore drejt vendeve perëndimore, duke reduktuar fuqinë punëtore në dispozicion.
Bizneset dhe shoqatat tregtare kanë shprehur vazhdimisht vështirësinë në gjetjen e fuqisë punëtore, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në uljen e planeve të rritjes së vetë kompanive”, pohon Alessandro Rosa, Administrator i “Conad Albania”.
Në raportet vjetore, disa kompani theksojnë se mungesa e fuqisë punëtore po i pengon në zgjerimin e aktivitetit dhe ndërmarrjen e projekteve të reja, si dhe në rritjen e produktivitetit.
“Një nga sfidat e këtij viti, pa diskutim, ishte rekrutimi i punonjësve të rinj, pasi tregu në përgjithësi po përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore.
Fokusi i shoqërisë vazhdon të mbetet në tërheqjen pranë saj të një stafi cilësor dhe profesional, pasi është një pikë kyçe që lidh shoqërinë me pikëpamjet e klientit dhe plotësimin e nevojave të tyre në nivelet më të larta.
Trajnimet e ndryshme dhe vlerësimet e duhura ndaj stafit kanë krijuar një mjedis promovues, zhvillues si dhe tërheqës për të qenë pjesë e skuadrës”, thuhet në raportin e aktivitetit të “GLOBE”, një nga tregtuesit më të mëdhenj në vend të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike.
Kriza e fuqisë punëtore po ndihet në të gjithë sektorët, edhe tek ata që ofrojnë pagat më të larta në vend, siç është sektori financiar.
“Emigrimi dhe sidomos largimi i trurit janë dy nga faktorët që po ndikojnë në sistemin bankar”, pohon Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), më së madhes në vend.
Ai shton se kërkesa për burime njerëzore të mirarsimuar dhe të kualifikuar është një sfidë me të cilën po përballen të gjithë sektorët në Shqipëri, jo vetëm sektori bankar. “Periudha pas COVID-19 ka qenë veçanërisht sfiduese, për shkak të rritjes së kërkesave për emigrim, që ishte shtyrë prej të paktën një viti.
Gjithsesi, gjatë vitit 2022, shifrat u kthyen në nivelet standarde”, shton ai.
Mungesa e fuqisë punëtore dhe qarkullimi i shpeshtë i punonjësve për shkak të emigracionit po ndikon negativisht në rentabilitetin e sipërmarrjeve, sidomos atyre prodhuese.
“Vështirësia në garantimin e fuqisë punëtore është bërë një problem konstant. Përveç problemeve që krijon në planifikimin e prodhimit rreziku i mosgjetjes së punonjësve, është e rëndësishme të nënvizohet një efekt tjetër negativ i krijuar, që është rënia e produktivitetit.
Turnover-i i lartë i punonjësve (numri i punonjësve që janë larguar në raport me numrin e punonjësve në fillim të vitit plus atij në fund të vitit), të karakterizuar nga rritja e emigrimit dhe vështirësia në zëvendësimin e tyre, ka shkaktuar edhe uljen e detyruar të kritereve në përzgjedhje dhe rrjedhimisht, rënien e produktivitetit.
Kjo ka ndikim financiar të rëndësishëm, duke qenë se rrit koston e prodhimit të secilit produkt”, pohon Ertjan Çabiri, Drejtori Menaxherial i “Delmon Group Shqipëri”.
“Albaco Shoes” një nga sipërmarrjet më të mëdha prodhuese të këpucëve për eksport po vuan si rritjen e kostove ashtu dhe mungesën e fuqisë punëtore, që po e ndikon negativisht aktivitetin.
Në raportin e aktivitetit, administratori i shoqërisë me pronësi italiane thekson se “Albaco Shoes”, gjatë vitit 2022 ka pasur një ecuri jonormale të aktivitetit të saj.
Faturimet kanë pësuar një ulje me rreth 0.53% në krahasim me vitin 2021, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Kostot e prodhimit kanë shënuar rritje rreth 1.4% në krahasim me vitin 2021. Numri i të punësuarve është reduktuar rreth 14.33% në krahasim me vitin 2021. Çmimet e faturimit janë ulur me 1.5%.
“Neptun”, më i madhi në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe pjesë e “BALFIN Group”, thotë në raportin e aktivitetit se “gjatë vitit 2022, qarkullimi vjetor i punonjësve në strukturën e shitjes me pakicë ishte rreth 35%, me përmirësim të vogël nga viti i kaluar.
Duke marrë parasysh qarkullimin global të punonjësve me pakicë, që është mbi 75% (sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë), për shkak të sfidave të tregut shqiptar të punës dhe numrit të konsiderueshëm të punonjësve të larguar për arsye emigracioni, viti 2022 mund të konsiderohet i qëndrueshëm për ‘Neptun’ për sa i përket personelit”.
Problematika me fuqinë punëtore ka rritur theksin ndaj burimeve njerëzore, e reflektuar dhe në raportet e aktivitetit, ku tregohet një vëmendje e shtuar te trajtimi i burimeve njerëzore, trajnimi, shpërblimi, motivimi etj.
Kompanitë deklarojnë se po investojnë vazhdimisht në trajtimin dhe kualifikimin e punonjësve.
Në raportin e aktivitetit të ELKA, një nga distributorët më të mëdhenj në vend, theksohet se “gjatë vitit 2022 i është dhënë prioritet sektorit të burimeve njerëzore, duke shtuar staf të kualifikuar me qëllim arritjen e objektivave që kompania ka për një personel cilësor dhe profesionist.
Punonjësit trajtohen në mënyrë profesionale nga stafi i burimeve njerëzore të kompanisë.
Pagat e stafit të kompanisë ELKA, gjatë vitit 2022, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Fondi i pagave në vitin 2022 ishte 569.6 milionë lekë, me rritje prej 8.49% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Si mund të zgjidhet hemorragjia e fuqisë punëtore
Luan Leka, themelues dhe CEO i EHW GMBH, një prej grupeve më të mëdha me aktivitet në industrinë përpunuese, pohon se shkaku i këtij fenomeni është më se i qartë: largimi i të rinjve për në vendet e pasura, për një perspektivë jete më të mirë.
Çfarë mund të bëjmë ne si biznese për frenimin e këtij fenomeni?
Z. Leka sugjeron se mjeti kryesor që do të ndikonte është rritja e pagave.
“Por, e kemi të gjithë të qartë se rritja e pagave do të sillte kosto plus për biznesin, i cili do të duhej të shiste produktin me çmime më të larta, duke sjellë ulje të aftësisë konkurruese.
Dhe në një treg të lirë, ku produkti i importuar hyn pa taksa, ndërmarrja që nuk arrin të shesë, mbyllet.
Mbyllja sjell papunësi dhe humbje të investimit. Një rritje e pagave e pastudiuar mund të sjellë pasoja të pakthyeshme”, shton ai
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14