Flash News

E-TJERA

Bushati: Evropianët i dhanë Ramës një bonus për ta shkëputur nga Vuçiç

Bushati: Evropianët i dhanë Ramës një bonus për ta

Analisti Andi Bushati ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit.

I ftuar në Syri Tv, Bushati tha se evropianët i dhanë Ramës një bonus në mënyrë që ta shkëpusnin disi nga Vuçiç. Ai tha se kur Rama ka përgatitur kaq shumë gjëra për të pritur liderët evropianë, mund ta shesë edhe Vuçiçin.

Bushati: Ka disa media ndërkombëtare që e kanë thënë se europianët e joshën Edi Ramën për ta shkëptur disi nga Vuçiçi duke i njohur dobësinë karakterin nuk e di por për të bërë një nga ato picat, për të zbuluar atë pikturën që zbuloi sot në Kryeminsitri, për të bërë një mini dokumentar ku  bën edhe lexuesin e teksit, mund ta shesi dhe Vuçiçi.

Dhe i thanë do të japim bonsin që të bësh një mbledhje ku ti të jesh kryetari i festës, në mënyrë që të shkëpusim nga Vuçiçi dhe si duket kjo politikë funksionoi.

Pra në politikën e shkopit dhe karrotës pasi i kishin thënë disa herë edhe Merkel edhe Presidentja e BE-së që prioritet është Procesi i Berlinit pastaj kur e panë që nuk e shkëpusnin dot e shkëputën duke i dhënë këtë bonus apo dhuratë.

Të fundit