Flash News


E-TJERA

Bushati: FBI mund t’i ketë marrë si provë hetimi bisedat Rama-McGonigal

Bushati: FBI mund t’i ketë marrë si provë hetimi bisedat

Analisti Andi Bushati tha se aplikacioni “Viasat” ku komunikonte kryeministri Rama dhe ish-zyrtari McGonigal, është një aplikacion amerikan i FBI-së.

I ftuar në studion e Review në Euronews Albania, Bushati tha se si i tillë aplikacioni mund të ndihmojë në dekriptimin e bisedave që janë bërë mes tyre.

“Pse e përmend ajo “Viasatin” si lidhje ose aplikacion komunikimi mes McGonigal dhe Ramës. Mua më thonë që mos harroni që është aplikacion amerikan, dhe si çdo aplikacion tjetër amerikan FBI e ka mundësinë të nxjerrë të gjithë kontekstin e bisedave që janë bërë. Pra mundet nëse do të duhet, të zbardhen bisedat Rama-McGonigal. Në mos i ka marrë dhe i ka provë të hetimit”, tha Bushati.

 

Të fundit