Flash News

E-TJERA

Caktohet data e gjyqit për vulën e PD, Apeli: Çështja shqyrtohet në 3 mars

Caktohet data e gjyqit për vulën e PD, Apeli: Çështja

Gjykata e Apelit ka njoftuar se seanca gjyqësore mbi vendimin e Apelit për logon e PD-së do të mbahet më datë 3 mars.

Trupi gjykues do jetë i përbërë nga relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, të cilët do të vendosin se kujt do t’i përkase vula e PD.

NJOFTIMI:

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh interesimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore 

Kujtojmë se gjykata e shkallës së parë njohu ndryshimet statutore të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Vendimin e mori gjyqtari Agron Zhukri, i cili më pas u sulmua nga ana e grupit të Enkeljd Alibeajt, duke e akuzuar për korrupsion.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u ndërmorën disa vendime, ku mes tyre ishte dhe shkarkimi i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Seanca u caktua tri ditë para skadimit të afatit në KQZ për regjistrimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 majit. 

Të fundit