Flash News

E-TJERA

Champions-i vendos fatet e sezonit, Inter pret Porton në sfidën vendimtare

Champions-i vendos  fatet e sezonit, Inter pret Porton në sfidën

Champions-i mbyllet këtë javë me dy ndeshje mjaft interesante. Vëmendjen më të madhe do ta marrë  Inter-Porto me zikaltërit që duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Skuadra e Inzagit pasi kaloi “grupin e ferrit” vjen më e motivuar se kurrë duke pasur parasysh faktin që luajnë në stadiumin e tyre. Megjithatë nga ana tjetër Porto është një skuadër me traditë në Champions, ku në të kaluarën ka eliminuar skuadra më favorite se ajo. Pritet një duel i ashpër me dy skuadra shumë fizike në mbrojtje.

Në ndeshjen tjetër Leipzig do të presë në shtëpi Manchester City-n. Anglezët shihen si ndër favoritët absolutë për të fituar këtë sezon trofeun, por luhatjet në kampionat dhe largimi i disa lojtarëve kyç ka sjellë skepticizëm në skuadrën e Guardiolës.

Dy sfidat fillojnë në orën 21:00, ku faza eliminatore ka ndeshje kthimi dhe çdo gjë mbetet e hapur

Champions-i vendos  fatet e sezonit, Inter pret Porton në sfidën

Të fundit