Flash News

E-TJERA

COELA i jep "OK" IBAR-it, vendimi final në ‘duart’ e 27 ambasadorëve të BE

COELA i jep "OK" IBAR-it, vendimi final në ‘duart’ e

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vijon me hapa të pasigurt, pavarësisht lëvizjeve të fundit në Bruksel, ku COELA ka diskutuar dhe arritur dakordësim mbi të ashtuquajturin “draft të Qëndrimit të Përbashkët të Përkohshëm të BE-së” (EUCP) për Grupin 1.

Ky është një hap që vjen pas punës paraprake të IBAR-it, pra një zhvillim në nivel teknik, që krijon bazën për diskutimet e mëtejshme në strukturat e BE-së.

Dosja pritet t’i kalojë nesër Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare (COREPER), ku ambasadorët e 27 shteteve të BE-së do të kenë fjalën e fundit për miratimin ose jo të saj.

Nëse procesi ecën sipas parashikimeve, një vendim pozitiv mund të hapë rrugën për hapat e radhës javën e ardhshme, më 26 maj. Megjithatë, konfirmimi zyrtar do të jepet vetëm pas mbledhjes së COREPER-it, ndërsa çdo vendim final mbetet në dorën e shteteve anëtare të BE-së.

Të fundit