Flash News

E-TJERA

Dakordësi me rektorin e universitetit, studentët e mjekësisë rikthehen në auditore

Dakordësi me rektorin e universitetit, studentët e mjekësisë

Studentët e Mjekësisë janë kthyer në auditore pasi kanë arritur dakordësi sot me rektorin e Universitetit, Arben Gjata.

Ata u rikthehen auditorëve pas rreth një muaji protesta e bojkot të mësimit, pasi nisën protestën kundër ligjit që i mban peng 5 vite diplomën.

Sipas burimeve, nuk do të ketë penalitete për studentët deri në daljen e vendimit. Gjithashtu orët e humbura do të zëvendësohen, ndërkohë që kërkohet një takim me ministren e Mjekësisë, Albana Koçiu.

Përveç bojkotit, studentët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, aty ku edhe kanë hedhur vezë apo letra higjienike, ndërsa kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të punojnë të paktën tre –pese vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.

 

 

Të fundit