Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e Arben Krajës: SPAK ka nën hetim ministra e deputetë për aferën e inceneratorëve

Deklarata e fortë e Arben Krajës: SPAK ka nën hetim ministra e

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se për aferën e inceneratorëve janë nën hetim ministra e deputetë.

Duke folur në një intervistë për RTSH, Kraja thotë se edhe pse hetimi i korrupsionit në nivele zyrtarësh është i vështirë, tashmë dosja është hapur dhe po hetohen edhe në poste të larta.

“Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vetingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.

Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve. Kemi cështje të Gërdecit që është rihapur”, tha Kraja.

 

 

Të fundit