Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e gazetares: Familjarë të ministrave fshihen pas vdekjes së kenianes

Deklarata e fortë e gazetares: Familjarë të ministrave fshihen

Gazetarja Anduena Llabani thotë se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane që punonte në një kazino në Tiranë fshihen ministra të qeverisë Rama.

E ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.

“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj.

Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama.

Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja.

 

 

 

 

Të fundit