Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e gazetarit: E dimë kush është ekzekutori i Vis Martinajt

Deklarata e fortë e gazetarit: E dimë kush është ekzekutori

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e Ervis Martinajt.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Hoxha tha se Martinaj është vrarë dhe se dihet ekzekutori. Gazetari shtoi se dihet edhe shuma që është vendosur për “kokën” e Martinajt.

Hoxha tha se Policia e Shtetit duhet minimalisht të dalë dhe të tregojë se Martinaj nuk jeton.

“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori… Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, deklaroi Hoxha.

Të fundit