Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Deklarata e Macron, konfirmojnë Këshilli dhe Komisioni Europian: Nuk ka pezullim vizash për Kosovën

Në 17 tetor gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës. Deklarata ngjalli konfuzion në Kosovë, qytetarët e të cilës presin të lëvizin lirisht në Europë nga 1 Janari 2024.
Por Këshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i pezulluar dhe asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar diçka të tillë nga unioni.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron u bë shkak për konfuzion në Shqipëri dhe Kosovë pas deklaratës se ‘procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar’.
“E them me shumë qartësi. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet”. – Emmanuel Macron, President of France, 17 Tetor 2023, Tiranë
Komenti i Kryeministrit Rama ndaj kësaj deklarate i hodhi edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’ duke e konsideruar si një rrezik të vërtetë anulimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. “Sot Kosova është futur vet në një kurth që ja ka bërë vetes por ska qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike që të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian, dramatike! Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave.” – Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, 17 Tetor 2023
Çfarë tha Këshilli Europian dhe Komisioni Europian
Për të kuptuar më shumë lidhur me atë çfarë po ndodh me procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës, vendim i miratuar nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian pas propozimit nga Komisioni Europian, Faktoje vendosi të pyesi institucionet e BE-së.
Këshilli Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar dhe se nuk ka një kërkesë apo nismë për diçka të tillë.
Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar.
Vendimi i Parlamentit Europian dhe Këshillit është miratuar dhe ka hyrë në fuqi.
Asnjë nga vendet anëtare në BE nuk ka kërkuar apo marrë ndonjë iniciativë për të anulluar liberalizimin e vizave për Kosovën prej Janarit 2024.
– Këshilli Europian për Faktoje
Njëkohësisht kërkesës për informacion nga Faktoje iu përgjigj edhe Komisioni Europian duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së nuk e kanë një fuqi të tillë.
Shtetet Anëtare individuale nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza.
Rregullat për dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimit nga regjimi i vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së.
– Zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e brendshme, Anitta Hipper për Faktoje
Dezinformimi në media
Deklarata u raportua gjerësisht në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën, si kërcënim apo paralajmërim nga ana e Francës se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës nga 1 Janari mund të jetë në rrezik.
Konfuzioni u nxit më tej nga mungesa e verifikimit të deklaratës nga mediat, përpara raportimit të saj si fakt të kryer. Disa madje e komentuan pezullimin e pretenduar si diçka të pritshme.

Një tjetër tezë që zuri vend në media ishte ajo që deklaratën dhe konfuzionin e krijuar prej saj ja vishnin një gabimi në përkthim të deklaratës së Macron.
Por një verifikim i deklaratës në frengjisht tregon se në fakt presidenti Macron përdori pikërisht fjalën “pezullim” kur foli për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Je le dis moi avec beaucoup de clarté nous avons fait un geste de confiance sur la question des visas elle est suspendue pour ce qui est de la France, au respect de la parole donnée et la parole aujourd’hui n’est pas tenue.” – deklarata në frengjisht e Presidentit Emmanuel Macron.

“E them me shumë qartësi, ne bëmë një gjest besimi për çështjen e vizave, ajo është pezulluar për sa i përket Francës, për respekt të fjalës së dhënë dhe fjala sot nuk mbahet”. – deklarata në shqip e Presidentit Emmanuel Macron.
Pavarësisht dëshirës së presidentit francez për t’u shprehur shumë qartë, duket se fjalët e zgjedhura nuk ishin të duhurat për të përçuar mesazhin politik drejt Kosovës dhe Serbisë për çtensionim të situatës.
Sqarimi nga zyra e Macron
Një sqarim i ardhur nga zyra e presidentit Macron filloi të qarkullojë në mediat online po atë ditë në 17 Tetor, duke cituar komentin e dhënë për televizionin Abc News.
“Presidenti u shpreh mbi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, Presidenti ka vlerësuar që çështja e liberalizimit të vizave do të mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë europianë”. – tha Elysee për Abc News.
Faktoje iu drejtua zyrës së Presidentit francez Macron për një sqarim të mëtejshëm për atë çka konsideron si “bllokadë” të Prishtinës dhe nëse ka Franca ka në plan të kërkojë mbajtjen e vizave me Kosovën. Faktoje është ende në pritje të një përgjigjeje nga Elysee.
Njëkohësisht mediat në Kosovë u angazhuan të sqaronin pozitën e Kosovës lidhur me liberalizimi e vizave pas deklaratës së Macron. Një pjesë cituan ekspertë të proceseve në institucionet e Bashkimit Europian për të sqaruar se pezullimi është i pamundur nga ana proceduriale. Gazeta Express mori një koment nga deputeti holandez në Parlamentin Europian, Thijs Reuten, raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili e quajti deklaratën e Macron të nxituar.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim është marrë unanimisht nga Këshilli muaj më parë. Përpjekja e Francës për të revokuar këtë vendim nuk është qëndrim i BE-së dhe presidenti Macron nuk ka fuqinë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme hapa të tillë”, tha Reuten. Edhe ambasadori francez në Kosovë theksoi për RTK se “Nuk ka vendim teknik për të vënë në pikëpyetje liberalizmin e vizave për Kosovën më 1 janar”.
Si u përdor deklarata për propagandë serbe
Ndërkohë që në Tiranë organizohej Samiti i tetë i Procesit të Berlinit, që ka si fokus pikërisht integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti serb Alexandar Vuçiç ishte në një vizitë zyrtare disa ditore në Kinë, ku ka biseduar edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Nga Pekini, Presidenti serb Alexandar Vuçiç falenderoi Emmanuel Macronin për ‘miqësinë e treguar ndaj Serbisë’ kur u pyet për deklaratën e këtij të fundit për pezullim të lëvizjes së lirë me Kosovën.
Sipas mediave serbe, Vuçiç tha për gazetarët se nuk dëshiron të komentojë mbi faktin se Presidenti Francez tha që shteti i tij ka anulluar procesin e librealizimit të vizave për Kosovën.
“Nuk dua të komentoj. Është vendimi i një nga vendeve më të mëdha të Europës. Faleminderit Macronit për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.” – citohet të ketë thënë Vuçiç.
Sfond
Bashkimi Europian ka aktualisht një regjim pa viza me 61 vende jo anëtare në BE. 25 vende kanë marrëveshje për heqjen e vizave me BE-në dhe 8 të tjerë kanë marrë përjashtimin e vizave si rezultat i përfundimi ttë suksesshëm të dialogut për liberalizimin e vizave (Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina). 28 shtetet e mbetura morën përjashtimin nga regjimi i vizave pas harmonizimit të parë të rregullave të BE-së (Rregullorja e Këshillit Nr. 539/2001).
Në 19 Prill 2023, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian ranë dakord për të përjashtuar edhe Kosovën nga regjimi i vizave, pas përfundimit të suksesshëm të dialogut për liberalizimin e vizave, që hyn në fuqi në 1 Janar 2024.
Mekanizmi i Pezullimit të Vizave është përcaktuar në Nenin 8 të Rregullores së Vizave të BE-së. Qëllimi i tij kryesor është të mundësojë një pezullim të përkohshëm të përjashtimit nga vizat, në rast të një rritje të papritur dhe të konsiderueshme të migrimit të parregullt ose rreziqeve të sigurisë.
Sipas nenit 8 të kësaj rregulloreje, një shtet anëtar i BE-së mund të njoftojë Komisionin [Europian] nëse gjatë një periudhe dymujore (të krahasuar me të njëjtën përiudhë të vitit paraardhës ose krahasuar me dy muajt e fundit përpara zbatimit të përjashtimit nga regjimi i vizave të shtetasve të vendeve të treta të listuara në Aneksin II) përballet me një nga katër rrethanat e mëposhtëme si a) rritja e numrit të shtetasve që shkelin afatet e qëndrimit në vendin anëtar të BE-së, b)rritja e numrit të azilkërkuesve nga vendi jo anëtar, c) mos-bashkëpunimi nga vendi jo-anëtar në procesin e ripranimit të shtetasve të tyre që kanë shkelur rregullat e udhëtimit, si dhe d) për shkak të një rreziku të kanosur ndaj sigurisë së brendshme të shtetit anëtar.
Në vijim rregullorja e BE-së për aktivizimin e mekanizmit të rivendosjes së vizave kërkon që vendi anëtar të deklarojë arsyet ku e bazon kërkesën e tij duke përfshirë të dhënat dhe statistikat përkatëse, si dhe një shpjegim të detajuar të masave paraprake që shteti anëtar në fjalë ka ndërmarrë për të korriguar situatën e krijuar.
Jo vetëm Kosova nuk është pjesë e vendeve të listuara në Aneksin II, por siç kuptohet nga katër arsyet ku një kërkesë e tillë mund të bazohet, do duhet kohë dhe të dhëna statistikore për të mbështetur një kërkesë të tillë, gjë e cila nuk mund të ndodhë pa u aplikuar liberalizimi i vizave dhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë në zonën Schengen.
Përfundim
Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për “pezullim” të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën rezulton e pavërtetë, përtej interpretimeve dhe argumentave të dhëna nga palët e interesuara.
Fakt mbetet se qytetarët e Kosovës do udhëtojnë pa viza në zonën schengen prej 1 Janarit 2024, dhe se deri më tani asnjë kërkesë apo nismë për të kundërtën nuk është depozituar në isntitucionet e BE-së./faktoje.al
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23