Flash News

E-TJERA

Deklaroi se u vetëplagos me armë, 33-vjeçarit i gjendet "kopshti" me kanabis sativa

Deklaroi se u vetëplagos me armë, 33-vjeçarit i gjendet

Hekuran Murtaj është 33-vjeçari nga fshati Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Murtaj shkoi i plagosur në Spitalin e Sarandës më 20 shtator dhe deklaroi se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur. Më vonë, hetimet zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja menjë armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje.

Por, gjatë kontrollit të një celulari, policia jgjeti prova që e akuzonin Murtajn për një vepër tjetër penale, kultivimin e lëndëve narkotike. Në celularin e tij u gjetën disa video që tregonin kanabis sativa në mes të disa shkurreve.

“Gjatë këqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda, e cila tregon të njëjta pamje. Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në afër lumit Pavilo në anë të fushave me misër. Në këtë territor ku u zbuluan bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plastmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”, thuhet në dosje.

Prokuroria duket se ende nuk ka ngritur akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike” ndaj Murtajt, në pritje të ekspertizës nga Tirana. Ai është lënë në “arrest në burg” nga Gjykata për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Të fundit