Flash News

E-TJERA

Denion Meidani largohet nga Shkupi? Ministria e Jashtme e mohon: Hamendësime pa bazë

Denion Meidani largohet nga Shkupi? Ministria e Jashtme e mohon:

Ministria e Jashtme ka reaguar pas debateve në Shkup, ku po kërkohet largimi i ambasadori shqiptar Denion Meidani nga posti.

Sipas ministrië, lajmet se Meidani do të largohet drejt Prishtinës dhe do të zëvendësohet nga Petrit Malaj ambasador aktual në Kosovë, janë të pavërteta dhe hamendesime që paraqiten si fakte të pabazuara.

Ministria sqaron se çdo lëvizje diplomatike bëhet brenda një kuadri ligjor të përcaktuar.

REAGIMI:

Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.

 

Të fundit