E-TJERA

GJKKO dënon me 40 orë punë publike kryebashkiakun e Mallakastrës

GJKKO dënon me 40 orë punë publike kryebashkiakun e

Kryebashkiaku i Mallkastrës Qerim Ismailaj është dënuar me 40 orë punë publike.

Ismailaj qëndroi në ambientet e GJKKO për rreth 2 orë. Ismailaj akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. AI u dënua me 6 muaj burg, të cilat iu konvertuan në 40 ditë punë publike.

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (katër) muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës”, thuhet në njftimin e GJKKO.

Të fundit