Flash News

E-TJERA

Denoncon pastori Pano: Shteti ka urdhëruar QSUT të fillojë terapitë hormonale për transgjinorët

Denoncon pastori Pano: Shteti ka urdhëruar QSUT të fillojë

Pastori Akil Pano deklaron se ndaj tij dhe familjes së tij po zhvillohet një fushatë linçimi nga organizata që mbështesin ligjin e barazisë gjinore, ndërsa thotë se është paditur në Gjykatën e Tiranës lidhur me qëndrimet e tij publike. Ai shprehet gjithashtu se mbetet në qendër të një debati të fortë publik për çështje që lidhen me edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Në reagimin e tij ne rrjetet sociale, Pano shkruan se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar QSUT të nisë terapi hormonale për persona transgjinorë, përfshirë edhe “fëmijë transgjinorë”, si dhe ndërhyrje kirurgjikale.

Ai e lidh këtë me shqetësimet e tij për politikat aktuale dhe kërkon mbështetjen e ndjekësve të tij përmes shpërndarjes së mesazhit.

"Organizatat mbështetëse të ligjit të barazisë gjinore kanë nisur një fushatë të egër linçimi ndaj meje dhe familjes time.
Ndërkohë njëra nga gratë lesbike të ceremonisë në tarracën e Bashkisë Tiranë më ka paditur mua dhe djalin tonë në Gjykatën e Tiranës, sepse po mbroj fëmijët Shqiptarë nga ideologjizimi gjinor dhe përdorimi i fëmijëve në parada.
Sulmi i tyre bëhet ndaj meje dhe Jonathan Pano dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë URDHËRON QSUT të fillojë TERAPITË HORMONALE PËR TRANSGJINORËT, duke përfshirë dhe ‘fëmijët transgjinorë’ dhe ndërhyrjet kirurgjikale. (Nga taksat tona natyrisht)
Zoti me ne miq do vlerësonim shumë mbështetjen tuaj me shpërndarjen e këtij postimi.
Ju falenderojmë për lutjet dhe mbështetjen tuaj",. shkruan pastori Pano. 

Të fundit