Flash News

E-TJERA

Deputetët e PD nisin aksionin opozitar nga seanca plenare, Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare

Deputetët e PD nisin aksionin opozitar nga seanca plenare, Kuvendi njofton

Kuvendi ka njoftuar mbylljen e punimeve të seancës plenare të planifikuar për sot pas aksionit të opozitës për bllokimin e Kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi se seanca e sotme është mbyllur, ndërsa kreu i PD, Sali Berisha fliste live nga FB i tij në foltoren e Kuvendit, ndërsa vendi i ministrave dhe ai i kryetares së Kuvendit ishte bllokuar nga deputetë të opozitës në shenjë proteste për përjashtimin e kolegëve të tyre apo dhe mosngritjen e komisioneve hetimore.

Sakaq, jashtë Kuvendit, pensionistë dhe minatorë protestojnë për pensione dhe miratimin e statutit të tyre.

 

Të fundit