Flash News

E-TJERA

Dështon edhe raundi i dytë i votimit, ‘Kushtetuesja’ ende pa kryetar

Dështon edhe raundi i dytë i votimit, ‘Kushtetuesja’ ende

Ka dështuar edhe raundi i dytë i votimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ku garojnë tre gjyqtare.

Sipas njoftimit të GjK, te treja kandidatet kanë marrë secila nga tre vota, çka ka bërë që raundi të mos ketë një fituese. Seanca e radhës do të mbahet më 20 shkurt në orën 10:00.

Njoftimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:

1. Fiona Papajorgji – 3 vota

2. Marjana Semini – 3 vota

3. Holta Zaçaj – 3 vota.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.

Të fundit