Flash News

E-TJERA

Dështon raundi i parë për kreun e Gjykatës Kushtetuese, asnjë nga kandidatët nuk mori votat

Dështon raundi i parë për kreun e Gjykatës Kushtetuese,

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi asnjë prej kandidatëve në garë, përkatësisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj nuk morën votat e nevojshme.

“Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

 

Të fundit