Flash News

E-TJERA

Detaje nga operacioni në Sarandë, si ra në pranga specialisti i Krimeve

Detaje nga operacioni në Sarandë, si ra në pranga specialisti i

Një efektiv i Policisë së Sarandës është arrestuar mbrëmjen e së martës në një operacion të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë, pas dyshimeve për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në pranga ka rënë nënkomisari Edmond Ruçi, i cili ushtronte funksionin si specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hetimet kanë nisur pas ndalimit të dy personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë shoqërimit të tyre në ambientet e ndalimit, dyshohet se janë instaluar pajisje përgjimi, veprim që më pas ka ngritur dyshime për përfshirjen e efektivit të policisë në një veprim të paligjshëm.

Pas veprimeve hetimore dhe analizimit të materialeve të siguruara nga AMP dhe Prokuroria, është bërë edhe ndalimi i nënkomisarit, ndërsa ai akuzohet se mund të ketë shkelur procedurat gjatë hetimit.

Deri tani nuk janë bërë publike akuza të plota zyrtare ndaj tij, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e tij të mundshëm në ngjarje dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e rastit.

Të fundit