Flash News


E-TJERA

Deti në Hagë, ambasadorja greke në Tiranë: Presim palën shqiptare të përgatitë dosjen

Deti në Hagë, ambasadorja greke në Tiranë: Presim palën

Mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS)”, tha ambasadorja Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka folur mbi çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila pritet t’i dërgohet Gjykatës së Hagës.

Në një intervistë për Panorama Tv, Kamitsi ka thënë se presin përgatitjen e një dosje të plotë nga pala shqiptare me anë të së cilës do t’i kërkohet Presidentit Bajram Begaj, të autorizojë nisjen e negociatave mes palëve.

Sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, Kamitsi tha se dy vizitat e fndit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis përkojnë pikërisht me nisjen e një etape të re.

“Dy vizitat brenda një muaji të Kryeministrit grek në Shqipëri, si dhe të ministrit të Jashtëm grek, padyshim shënojnë fillimin e një epoke të re të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke dëshmuar vullnetin e të dyja palëve për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë mbetur pezull dhe ngritjen e marrëdhënieve në nivelin strategjik që u takon. Lidhur me çështjen e delimitimit të zonave detare, ka pasur konsultime diplomatike mes dy palëve për detajet dhe procedurat se si do të bëhet dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Presim nga qeveria shqiptare të përfundojë procedurat për përgatitjen e një dosjeje të plotë me anë të secilës do të kërkohet nga presidenti, siç parashikon kushtetuta, autorizimin për nisjen e negociatave mes dy palëve, rezultat i të cilave do të jetë dakordësimi në bazë të marrëveshjes së posaçme për dërgimin e çështjeve të mbetura pezull në lidhje me delimitimin e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila do të çojë në një zgjidhje të drejtë të çështjes për të dyja palët, me respekt të plotë ndaj kushtetutave të vendeve dhe të Konventës së Kombeve të Bashkuara greke në Shqipëri”, tha Kamitsi.

Të fundit