Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, reagon KSHM: Të vihen përpara përgjegjësisë fajtorët

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, reagon KSHM: Të vihen përpara

"Këshilli Shqiptar i Medias" ka reaguar pas sulmit fizik nga persona të paidentifikuar,  ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Në një reagim në faqen zyrtare KSHM shkruan se dënon me forcë këtë sulm dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët.

Duke shtuar se në një shoqëri të lirë e ku media është e lirë, dhuna nuk mund e nuk duhet të jetë kurrë as zgjedhje e as zgjidhje.

Reagimi i plotë:

Administratori i portalit Pamfleti.net, z. Gjergj Zefi, raportohet të jetë sulmuar dhe dhunuar nga persona të paidentifikuar. KSHM e dënon me forcë këtë sulm dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët. Në një shoqëri të lirë e ku media është e lirë, dhuna nuk mund e nuk duhet të jetë kurrë as zgjedhje e as zgjidhje.

Të fundit