Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj ish-kreut të PD Lezhë, reagon policia: Ka dëmtime fizike, autorët ende të paidentifikuar

Dhuna ndaj ish-kreut të PD Lezhë, reagon policia: Ka dëmtime

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj ish-kryetari të PD-së në Lezhë, Sokol Toma.

Sipas policisë, Toma është dhunuar në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

Është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike për të zbardhur ngjarjen. Sokol Toma ka dëmtime fizike në këmbë dhe në njërin vesh.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

Të fundit