Flash News

E-TJERA

Policia hesht për dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec, bën "kurban" të teatrit drejtorim e Policisë Vlorë

Policia hesht për dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Policisë Vendore Vlorë, me argumentin se ka bërë një deklarim të pasaktë lidhur me zhvillimet në protestë.

Sipas sqarimit zyrtar, pretendimi fillestar se qytetari ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit nuk qëndron.

Kjo deklaratë vjen pa asnjë reagim mbi dhunën e ushtruar nga persona të maskuar ndaj qytetarëve. Policia e Shtetit qëndroi indiferente, duke mos ndërhyrë para dhunës së paprecedentë ndaj qytetatëve që kërkojnë t'i jepet fund plaçkitjes së Shqipërisë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.

Në këto rrethana dhe pavarësisht se në të gjithë pjesën tjetër komunikata e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Ndërsa lidhur me pretendimet e protestës në fjalë, bëjmë me dije se janë ndjekur me vëmendje dhe territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.

Prandaj përfitojmë nga rasti që t’u drejtohemi edhe qytetarëve që protestojnë, duke nënvizuar se çdo pretendim mbi një pronë private apo zhvillimin e saj, adresohet në Gjykatë.

Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, thuhet në reagim.

Të fundit