Flash News

E-TJERA

Dhunohet gazetari në Shkodër

Dhunohet gazetari në Shkodër

Gazetari Ervin Dushi është dhunuar fizikisht nga disa persona në Shkodër.

Sipas denoncimit të tij, autori i dhunës është shtetasi Prek Gjoni, pronar i një rrjeti supermarketesh dhe disa persona që e shoqëronin.

Gazetari pretendon se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

Për ngjarjen, Dushi ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës.

 

Të fundit