Flash News

E-TJERA

Dhunohet me sende të forta 21-vjeçari në Shkozë

Dhunohet me sende të forta 21-vjeçari në Shkozë

Një 21-vjeçar në Shkozë është dhunuar me sende të forta nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, personat kanë dhunuar H. Xh., dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. 21-vjeçari i dëmtuar ndodhet aktualisht në spital ku po merr mjekim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar", njofton policia.

Të fundit