Flash News

E-TJERA

Dhunohet me sende të forta ish-kryetari i PD-së në Lezhë, i thyejnë këmbët dhe i presin veshin

Dhunohet me sende të forta ish-kryetari i PD-së në Lezhë, i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.

Mësohet se 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta dhe më pas është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak. 


Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.

Të fundit