Flash News

E-TJERA

Dhunohet me sende të forta në kokë drejtori i AKU-së në Shkodër

Dhunohet me sende të forta në kokë drejtori i AKU-së në

Dhunohet me sende të forta drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi.

Nga të dhënat e para, raportohet se ai është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa nga sulmi atij i janë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU Shkodër. 

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit