Flash News

E-TJERA

Dhunoi arbitrin në fushë, arrestohet futbollisti i ekipit të Shënkollit

Dhunoi arbitrin në fushë, arrestohet futbollisti i ekipit të

Futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, në Lezhë Bledar Pjeter Zefi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur me grusht arbitrin Abdurraman Kadriu, gjatë ndeshjes mes Shënkollit dhe “Sopotit.

Pas goditjes arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës

Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, ( futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Pareë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i uniformave blu, pasi agresori është arrestuar në flagrancë pa Policia e Lezhës.  Madje kemi edhe njoftimin zyrtar të Policisë, e cila njofton arrestimin në falgrancë të kapitenit të Shënkollit, Bledar Zefi”, njofton policia.

Të fundit