Flash News

E-TJERA

Dhunoi gazetarin për shkak të detyrës, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi gazetarin për shkak të detyrës, arrestohet

Arrestohet në Shkodë 51-vjeçari Prelë Gjoni, pasi dyshohet se bashkë me 2 persona të tjerë dhunoi gazetarin Ervin Dushi. Ngjarja ka ndodhur  dy ditë më parë. 

Prelë Gjoni është pronari i një rrjeti marketesh në Shkodër. Dushi pretendon se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë, në mbështetje të një punonjëseje të rrjetit të marketit të Gjonit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.    

Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit