Flash News

E-TJERA

Digjen tre automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen tre automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie

Një incident është regjistruar gjatë natës në zonën e rrugës “Çamëria” në Tirana, pranë godinës së Postës Shqiptare, ku tre automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjetet e prekura, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë së bizneseve dhe objekteve përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të jenë të përfshirë.

Të fundit