Flash News

E-TJERA

Digjet gjatë natës “Land Rover-i” i ish-kandidatit për deputet në Shkodër

Digjet gjatë natës “Land Rover-i” i ish-kandidatit
Foto Ilustruese

Një mjet tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se mjeti ka qenë në pronësi të pedagogut dhe pronarit të një medie, Gasper Kokaj. Mjeti është djegur në orët e para të natës. 

Digjet gjatë natës “Land Rover-i” i ish-kandidatit

Dyshohet që djegia të jetë e qëllimshme, ndërsa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit dhe i vendos flakën në pjesën e përparme.

Gasper Kokaj ka thënë para uniformave blu se nuk ka konflikte me askënd. Kujtojmë se Koka ka qenë edhe kandidat për deputet me Partinë Republikane në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

 

Të fundit