Flash News

E-TJERA

Digjet makina në aksin Fier-Patos, 2 të lënduar

Digjet makina në aksin Fier-Patos, 2 të lënduar

Një automjet tip " BMW" ka marrë flakë në aksin Fier-Patos.

Automjeti në ecje pasi është përfshirë nga flakët, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasa kanë arritur të dalin me lëndime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "BMË".

Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit