Flash News

E-TJERA

‘Disponoj një video’, Lala për vdekjen e kenianes: Dëshmia e shoferit jo e bazuar në fakte. Debatuan 4 ditë para ngjarjes

‘Disponoj një video’, Lala për vdekjen e kenianes:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, në rrethana misterioze në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Lala tha se dëshmia që ka dhënë shoferi që punonte së bashku me Joyin në kazinonë në kryeqytet, është kontradiktore me dëshmitë e dhëna me persona të tjerë.

 Sipas saj, shoferi ka deklaruar se vajza ishte konsumuese alkooli dhe lëndësh narkotike, gjë që nuk rezulton nga analizat e kryera dhe se katër ditë para ngjarjes kanë qenë së bashku në Durrës, ku kanë pasur edhe një debat mes tyre.

“Në këtë rast denoncimi që kam bërë dhe vijoj ta bëj, është për të vënë para përgjegjësisë institucionet… Pjesë e dytë e dëshmisë se shoferit nuk rezulton të jetë e bazuar në fakte, ka pasur kontakte, katër ditë para ngjarjes të dy bashkë kanë qenë në Durrës, dhe ky është fakt i dokumentuar. Ai ka tentuar ta trajtojë vajzën sikur kishte problematika me drogën dhe alkoolin, gjë që nuk rezulton. Vajza ka pasur një konflikt të fortë, ai i ka marrë telefonin dhe i ka fshirë të gjitha kontaktet. Mendoj se ka qenë për arsye personale. Fakti që ishte larguar nga puna sepse ishte kthyer në shqetësim…

Unë e kam nxjerrë dëshminë e tij për të kuptuar nëse shkon apo jo me dëshmitë e tjera, sepse nuk duhet ta shikosh të ndarë nga dëshmitë e tjera. Rodi B, është pyetur si person që ka luajtur rolin e përkthyesit, por pas emisionit tim, nëna e tij ka shkuar në Prokurori për të mësuar sesi është ngjarja. Tani nuk e di se ku ndodhet djali. Kamerat e sigurisë kanë dhënë një rezultat të pjesshëm, njëri prej personave lëviz me një biçikletë, dhe janë duke u krahasuar me personat që dyshohen. Nga ana tjetër nëna e saj më ka vënë në dispozicion një video që mes saj dhe një vajze me kombësi të huaj, ka pasur një përplasje fizike. Një konflikt me një shtetase që punonte po në të njëjtën kazino”, tha Lala.

 

 

Të fundit