Flash News

E-TJERA

Djali i vdiq në aksident, psikologia tregon bisedën me babain e një prej viktimave

Djali i vdiq në aksident, psikologia tregon bisedën me babain e

“Tashmë jam në qiell të hapur”. Këto janë fjalët rrëqethëse që mësohet të ketë thënë babai i një prej fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës, një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Detaje prekëse nga gjendja e familjarëve ka ndarë sociopsikologia Fabiola Elezaj, gjatë një lidhjeje në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Sipas saj, dhimbja që po përjetojnë familjet është përtej asaj që mund të shprehet me fjalë.

“Nuk ka lot. Dhe kjo është ajo që më tremb mua. Kur lotët thahen, fillon dhimbja më e madhe në shpirt. Gjendja e tyre nuk është e lehtë. Njerëz që dalin dhe hyjnë pa pushim. Ata janë rritur në këtë zonë. Luanin çdo ditë aty”, u shpreh Elezaj.

Ajo theksoi se përjetimi i humbjes në këto rrethana është tejet i rëndë, ndërsa familjarët ndodhen në një gjendje shoku dhe dhimbjeje të thellë, që shpesh nuk shfaqet me reagime të menjëhershme emocionale.

Tragjedia ka lënë pas jo vetëm dhimbje të madhe në familjet e viktimave, por edhe një plagë të thellë në komunitetin ku fëmijët u rritën dhe kalonin përditshmërinë e tyre.

Të fundit