Flash News

E-TJERA

"Do të operoj pas një viti", shqiptari kërcënon me jetë mjekun grek

"Do të operoj pas një viti", shqiptari kërcënon me

Një shqiptar ka kërcënuar mjekun e spitalit “G. Gennimatas” në Selanik. 

Pacienti shqiptar 31-vjeç shkoi për të “rezervuar” një takim përpara operacionit, por kur u njoftua se ndërhyrja e tij do të kryhej vitin e ardhshëm, kërcënoi me jetë mjekun dhe fëmijët e tij.

Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për kanosje.

Raportohet se bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një ndërhyrje kirurgjikale të mëparshëm.

Të fundit