Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Agresori i Berishës qëlloi me tullë rojen e një palestre në Tiranë 5 vjet më parë, u dënua vetëm me gjobë

Dokumenti/ Agresori i Berishës qëlloi me tullë rojen e një

Gert Shehu, 31 vjeçari i cili qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit rezulton i proceduar dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës pesë vjet më parë.

Në tetor të 2017-ës ai u akuzua dhe u provua se kishte dhunuar me grushta dhe e kishte qëlluar me tullë në kokë rojen e një palestre në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa asokohe gjykata vendosi ta dënojë vetëm me një gjobë prej 200 mijë lekësh të reja.

Ndërkohë nesër Gerti Shehu pritet të dalë në gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë. Ndaj tij është ngritur akuza "goditje për shkak të detyrës" dhe "plagosje me dashje".

Dokumenti/ Agresori i Berishës qëlloi me tullë rojen e njëDokumenti/ Agresori i Berishës qëlloi me tullë rojen e njëDokumenti/ Agresori i Berishës qëlloi me tullë rojen e një

Të fundit