Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Kuvendi urdhër Gardës pas tërheqjes së mazhorancës: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e deputetëve në sallë

Dokumenti/ Kuvendi urdhër Gardës pas tërheqjes së

Zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën e Republikës për seancën parlamentare që do të mbahet sot në orën 17:00.

Në dokumentin e firmosur nga sekretaria e Kuvendit i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

Dokumenti/ Kuvendi urdhër Gardës pas tërheqjes së

Në seancën e kaluar deputetët e opozitës bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve në shenjë proteste, ndaj mazhoranca depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë.

Ndërkohë sot mazhoranca ka anuluar vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve të PD në seancë parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se mazhoranca është tërhequr nga vendimi i përjashtimit të opozitës nga seanca.

 

 

Të fundit