Flash News

E-TJERA

Doli krah studentëve shqiptarë në RMV, Ferit Hoxha mund të largojë Meidanin si ambasador

Doli krah studentëve shqiptarë në RMV, Ferit Hoxha mund të

Denion Meidani pritet të mos vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedonia e Veriut.

Sipas A2 CNN, Meidani do ta mbyllë para kohe mandatin e tij diplomatik në vendin fqinj.

Sipas raportimit, në mënyrë jozyrtare mësohet se pas kësaj lëvizjeje qëndrojnë pakënaqësi të shprehura nga koalicioni shqiptar VLEN dhe nga VMRO-DPMNE, lidhur me qëndrimet publike të diplomatit shqiptar mbi debatet politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht ato që kanë prekur çështjet e shqiptarëve dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Burimet thonë se Meidani mund të transferohet si ambasador në Kosova, ndërsa emri i Petrit Malaj po përflitet si pasues i tij në Shkup.

Deri tani, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këto lëvizje diplomatike.

Të fundit