Flash News

E-TJERA

“Doli për një akullore dhe nuk u kthye”, dëshmia rrëqethëse e nënës së njërit prej viktimave në Durrës

“Doli për një akullore dhe nuk u kthye”, dëshmia

Një rrëfim prekës ka ardhur nga nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës, duke zbuluar momentet e fundit që kaloi me djalin e saj pak para ngjarjes fatale.

Në një lidhje live për emisionin Now në Euronews Albania, ajo tregoi se dita kishte nisur e qetë dhe e mbushur me momente të bukura.

Nëna tregoi se u fut në banesë vetëm pak çaste pasi djali doli jashtë, pa e ditur se ato do të ishin momentet e fundit që do ta shihte të gjallë.

“Ne sa ishim nisur për në kishë, arritëm në kishë e ndezëm qirinjtë me djalin. Djali u gëzua se ndezi qirinjtë dhe atje kaloi një ditë të bukur dhe të mirë me fëmijët. U kënaqën fëmijët. Kur erdhëm në shtëpi ishte ora 1, i bëra bukë djalit, më kërkoi bukë.

Sa hëngri bukë djali, tha mami do të dal përjashta, do marr një akullore. Sa doli djali unë u futa brenda. Nuk vonohem tha mami. I thashë, ku do shkosh? Pesë minuta më tha mami se do dal tha, me shok. I thashë, mos vono nuk vono moj mami. E di, tha, nuk vonohem. Më ke merak më tha”, tha ajo.

Të fundit